Pamjet dhe fotot nga disa vende në Spanjë, mbi të gjitha nga Valencia dhe rrethinat e saj, kanë marrë vëmendjen e rrjetit këto ditë. Mbi 200 njerëz kanë humbur jetën në përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut dhe disa pjesë të qytetit dhe rrethinave të tij nuk i ngjajnë më vendit ku jetonin dikur njerëzit.
Në rrjetet sociale është publikuar edhe një video nga Paiporta, komunë që gjendet në provincën e Valencias. Në video shfaqen vetura që ende lëvizin në rrugë, por shumë shpejt pas kësaj, një sasi e madhe uji fillon të vërshojë rrugët, duke i detyruar shoferët të ndalojnë.
Në vetëm pak sekonda, rrugët u zhytën plotësisht në ujin me baltë dhe disa mbetje filluan të lundronin. Që atëherë banorët e zonës nisën të iknin dhe në sfond dëgjoheshin sirenat e shërbimeve të ndryshme të shpëtimit./sot