Tre orë terror peng në kufi, Athina i kthen pasaportat gazetarëve shqiptarë

Ekipi i A2 CNN që është nisur për të transmetuar aktivitetin që kryeministrit Edi Rama do të zhvillojë me shqiptarët në Selanik, prej tre orësh u mbajt “peng” në pjesën e palës greke në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Sipas raportimeve të gazetares së A2 CNN, Fjorela Beleshi, doganierët helenë ju mbajtën pasaportat dhe nuk i lejuan të vijonin udhëtimin, duke iu komunikuar se për të bërë të mundur këtë duhej një autorizim nga Ministria e Jashtme greke.

Teksa agonia e pritjes vijonte, policia greke u propozoi ekipeve të A2 CNN dhe Tv Klan që të kalonin gazetarët me makina, por kamerat sipas tyre duhet të qëndronin në kufi deri në një moment të dytë kur të mbërrinte dhe konfirmimi nga Athina.

Saga e bllokadës greke ndaj mediave shqiptare në Kapshticë ka marrë fund rreth orës 17:10, kur doganierët grekë iu kanë kthyer gazetarëve dhe operatorëve pasaportat e vulosura, në mënyrë që të vijojnë udhëtimin drejt Selanikut për të transmetuar takimin e Ramës me bashkatdhetarët.

Ky aktivitet do të zhvillohet nesër në Porto Palace Hotel, duke nisur nga ora 11:00./sot

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress