A do fillojë lufta e Armagedonit? Izraeli nis manovrën më të madhe ushtarake të dy dekadave të fundit

Regjimi sionist prej dje më 5 shtator ka nisur manovrën më të madhe ushtarake të tij të dy dekadave të fundit. Manovrat ushtarake që do të zgjasin 10 ditë kanë nisur në kufirin me Libanin dhe Sirinë dhe në to marrin pjesë me dhjetëra njësite ushtarake dhe mijëra forca rezervë të ushtrisë sioniste.

Ushtria izraelite në një deklaratë të saj tha se shumë avionë dhe automjete të blinduara janë angazhuar në këtë manovër. Hera e fundit që Izraeli ka organizuar një manovër të tillë ushtarake, ishte ajo e vitit 1998. Kjo manovër duket se po merr parasysh zhvillimet e muajve të fundit në rajon, veçanërisht në Siri. Izraeli dhe natyrisht Shtetet e Bashkuara prisnin që regjimi sirian të përmbysej pas luftës së vitit 2011 të grupeve terroriste, që shumë prej të tyre mbështeten nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj përfshirë Izraelin. Mirëpo jo vetëm që Bashar Assad , presidenti sirian mbeti në pushtet, por luftës së grupeve terroriste në Siri tashmë po i vjen fundi dhe regjimi sirian është superior në zhvillimet aktuale në terren. Një nga arsyet kryesore për këtë sukses të regjimit sirian është roli i forcave të Hezbullahut në krizën siriane. Ky rol luajti një rol veçanërisht të spikatur në muajt e fundit, pasi Hezbullahu bëri që rajonet Arsal dhe Galemon të çlirohen nga pushtimi i terroristëve në nj kohë të shkurtër dhe forcat e grupeve terroriste, veçanërisht ISIS, u detyruan të tërhiqeshin nga Libani pas disfatës së madhe që pësuan kundrejt forcave të Hezbullahut. Këto suksese i detyruan Shtetet e Bashkuara të mundohen edhe një herë që të ndërhyjnë në punët e brendshme të Libanit dhe të krijojnë një përçarje midis ushtrisë dhe Hezbullahut dhe të parandalojnë operacionin në rajonet Arsal dhe Galemoun. Në deklaratën e lëshuar nga ushtria izraelite, “ruajtja e fuqisë konkurruese dhe vigjilencës” e forcave ushtarake të regjimit sionist është një nga objektivat e manovrave.

Gazeta libaneze Al-Akhbar shkruan: “Vlerësimet e ekspertëve izraelitë dhe komandantëve ushtarakë të regjimit sionist tregojnë qartë se Hezbullahu pas pjesëmarrjes në luftën siriane, është bërë një ushtri profesionale, e fuqishme dhe me përvojë”. Një tjetër çështje është se Izraeli, i frikësuar nga fitoret e fundit të Hezbullahut në luftën kundër terroristëve, po nis një fushatë të madhe për të dërguar një mesazh për forcat e Hezbullahut mbi aftësitë e tij ushtarake dhe parandaluese. Analisti ushtarak izraelit, Amos Herel në një artikull të tij për gazetën Haaretz shkruan: “Izraeli me këtë manovër po përpiqet të dërgojë një mesazh preventues për Hezbullahun” Çështja qëndron se Izraeli është i shqetësuar për aftësinë ushtarake të Hezbullahut, në një kohë kur Hezbullahu kurrë nuk ka filluar ndonjë një luftë kundër Izraelit dhe kjo aftësi ushtarake e rezistencës ka shërbyer gjithmonë për qëllimet mbrojtëse të Hezbullahut. Ndërkohë, Izraeli vitet e fundit ka pushtuar vazhdimisht rajonet e ndryshme të Libanit dhe Sirisë, duke shkelur sovranitetin e këtyre vendeve. Këto manovra, megjithëse konsiderohen manovra më e madhe izraelite gjatë dy dekadave të fundit, ajo përbën stërvitjen e tretë të ushtrisë izraelite gjatë dy muajve të fundit. Ushtria izraelite kreu një stërvitje detare në gusht për atë që e quajti përballje me kërcënimet e ISIS dhe në muajin korrik ajo organizoi një stërvitje ushtarake të madhe për komandot e saj në malet e Qipros./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne