Veliaj merr leksione pushteti nga okupatorët izraelitë të Palestinës

Projektet e Tiranës si parkimi me sms, aplikacioni “Tirana ime” dhe transformimet e kendeve te lojrave, çerdheve, kopshteve, shkollave, si dhe projektet urbane si Pazari i Ri apo politikat e strehimit me kredi të buta u prezantuan nga kryetari i Bashkise se Tiranes Erion Veliaj ne Samitin e Qyteteve ne Tel Aviv.

Gjatë vizitës së tij në Izrael, Veliaj u prit nga Kryetari historik i Bashkisë së Tel Avivit, Ron Huldai, qytet me të cilin sipas zyrës se shtypit të bashkisë do të bashkëpunojë në fushën e turizmit dhe inovacionit. Kryebashkiaku izraelit  me origjine polake, që mban këtë post që prej vitit 1998, i shkolluar ushtarakisht dhe me nje karriere ushtarake fillimisht, duket sikur do t’i mesoje Veliajt si te mbaje postin sa me gjate dhe ndonje taktike ushtarake se per sukseset apo deshtimet e mesiperme jemi deshmitare te gjithe.

Gjithashtu kryebashkiaku Veliaj u prit dhe nga homologu i tij ne Jeruzualem  fanatiku ultra-ortodoksi Nir Barkat.  Tirana me kete bashki pritet të bashkëpunojë për arsimin dhe inkubatorët e inovacionit dhe ndoshta edhe taktikat e okupacionit dhe domiancave fetare mbi te tjerat.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne