Ushtarakët sauditë, përfaqësues të OKB në Jemen

Një anëtar i lëvizjes Ansarullah kritikoi qasjen e OKB ndaj krimeve të regjimit Al Saud në Jemen dhe deklaroi se sjellja e disa përfaqësuesve të OKB është e njëjtë me atë të ushtarakëve të Arabisë Saudite.

Sadek Sharafi, anëtar i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, të martën në një prononcim për media, vuri në dukje mosbesimin e popullit të Jemenit ndaj OKB për shkak të mbështetjes së kësaj organizate ndaj Arabisë Saudite dhe deklaroi se të dërguarit e OKB kanë marrë armët në dorë përkrahë armiqve të popullit të Jemenit. Duke folur për gjendjen shumë të keqe në të cilën ndodhet populli i Jemenit për shkak të agresionit ushtarak të Arabisë Saudite, ai shtoi: “OKB po pretendon mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kohën kur me të gjitha mundësitë po mbështet agresionin ushtarak të Arabisë Saudite kundër popullit të Jemenit dhe po i jep legjitimitet krimeve të kryera kundër civilëve jemenas”. Disa ditë më parë Muhamed Abduselam, zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, në reagim ndaj sulmeve ajrore të avionëve luftarakë të Arabisë Saudite ndaj një vendbanimi civil në rajonin Arhab të Sanasë ku u vranë 46 civilë jemenas dhe u plagosen me dhjetëra të tjerë, deklaroi: “OKB duke mos i kushtuar vëmendje këtyre krimeve të regjimit Al Saud, po bëhet përgjegjëse për vazhdimin e vrasjes së popullit jemenas”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne