Bota

Putin: Thyerja e rrethimit të Dejr Al-Zur, një hap i madh drejt çlirimit të plotë të Sirisë

Vladimir Putin, presidenti i Rusisë me anë të një mesazhi dërguar për presidentin sirian Bashar Asad, ka uruar thyerjen e rrethimit të qytetit Dejr Al-Zur dhe disfatën e grupit terrorist ISIS në këtë rajon dhe deklaroi: “Ky sukses është një hap i rëndësishëm në rrugën e çlirimit të plotë të Sirisë nga pushtimi i terroristëve”.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Vladimir Putin në mesazhin e tij, këtë fitore e quajti të rëndësishme dhe strategjike. Njëkohësisht me sulmin e ushtrisë së Sirisë në rajonet nën pushtimin e ISIS në provincën Dejr Al-Zur, Rusia ka sulmuar pozicionet e terroristëve të ISIS me raketa nga deti. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se bazat e grupit terrorist ISIS në Dejr Al-Zur janë sulmuar me raketa të lëshuara nga anija luftarake “Admiral Esen” në detin Mesdhe. Vlen të theksohet se të martën njësitë e ushtrisë së Sirisë dhe të rezistencës kanë hyrë në bazën e brigadës 137 në perëndim të qytetit Dejr Al-Zur duke thyer rrethimin mbi trevjeçar të këtij qyteti./ PT

OPINIONE