Filozofi katolik Nard Ndoka: Grupi ‘anti-Basha’ po tenton të krijojë parti të re, por nuk pranojnë njëri-tjetrin për kryetar

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka thotë se grupi anti-Basha po tenton të krijojë një parti të re. Teksa e njofton këtë fakt përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai thotë se ky është një lajm i mirë për të djathtën dhe pluralizim në vend.

Por sipas Ndokës, edhe në këtë parti të re rrezikon të ketë përplasje mes grupit për faktin se cili do jetë kryetar. Teksa ironizon situata të kësaj natyre, ai thotë se nisur nga kjo gjë “Për fat të keq do të kemi 5-6 parti të reja”.

“Grupi ‘anti-Basha’, po tenton të krijojë parti të re, një lajm i ‘mirë’ për të djathtën dhe pluralizmin! Për fat të keq do të kemi 5-6 parti të reja, sepse anëtarët e “grupit” nuk pranojnë njëri-tjetrin për kryetar!” – shkruan Ndoka.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne