Shqiperia

Pas reshjeve shiut shkrin dëbora, nisin shkarkimet në disa nga HEC-et e vendit

Reshjet e shiut dhe rritja e temperaturave kanë shkrirë dëborën duke rritur prurjet në HEC-e. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë do të kenë prurje në rritje në të gjithë territorin.

Në hidrocentralin e Shkopetit raportohet se kanë nisur shkarkimet. Niveli i shkarkimeve nga HEC-i për momentin nuk paraqet rrezik përmbytjesh për zonen e Lezhës dhe Kurbinit.

Baseni Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do kenë rritje të prurjeve dhe niveleve. Vlerësimi për rrezikun në këtë basen do të llogaritet në bazë të shkarkimeve nga kaskada e Lumit Drin.

Ndërkohë që edhe në ditën e sotme do të ketë reshje shiu, ndërsa në disa zona edhe shtrëngata.