Nga Marlind Laçi
Qënka shqetësuar kryetellalli propagandistik i ish-Partisë Demokratike Alfred Lela për vizitën dhe deklaratat e Ministrit të Jashtëm të Turqisë Hakan Fidan. Por më shumë se për deklaratat kryetellalli i ish-Partisë Demokratike është shqetësuar për një lloj Islami erdoganist dhe agresiv që po transferohet si axhendë në Shqipëri.
Halli i Alfredit nuk është as Turqia dhe as Erdogani, halli i Alfredit dhe katolikocentrizmit në përgjithësi është se axhenda 30 vjeçare për të shuar identitetin musliman shqiptar, thirrja për rekonkuistë politike, tendenca për gjenocid kulturor e thirrja për në prozelitizëm e braktisje të Islamit sikur shqiptarët të ishin bagëti dhe jo komb i formuar me kohë kulturalisht u shkoi dëm e bashkë me të u shkoi dëm edhe tendenca për ta izoluar identitetin Islam vetëm në xhami apo në raste festash për të mos diskutuar më tej për miliona dollar të investuar në financimin e kësaj axhende.
Ajo që ka tronditur Alfred Lelën dhe islamofobinë partiake e institucionale në përgjithësi është prezenca masive e muslimanëve shqiptar në sheshet e kryeqytetit, artikulimi politik dhe thyerja e tabus për nxjerrjen e identitetit islam të shqiptarëve tashmë edhe përtej përtej xhamisë./mexhlis