Flakë gjigante, pamjet e frikshme nga zjarri që përfshiu fabrikën e bojërave në autostradën Tiranë-Durrës

Pamjet e frikshme që shihni vijnë nga zjarri në autostradë, që përfshiu magazinat e një fabrike boje në kryeqytet.

Siç shihet nga video, flakët gjigante përfshinë thuajse një sipërfaqe të madhe, ndërkohë që për të shmangur të gjithë rrezikun nga zjarri, u devijua trafiku.

Për shuarjen e flakëve në fabrikën e bojërave në Maminas u angazhuan 15 mjete zjarrfikëse, 65 forca zjarrfikëse si dhe 200 forca policie dhe vullnetarë. Fatmirësisht zjarri u arrit që të shuhej gjatë natës, ndërkohë që dëmet materiale janë të mëdha. Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngjarjes në fjalë./BE

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne