Flamuri turk në Shqipëri u ul në gjysmështizë në përkujtim të 81-të vjetorit të vdekjes së Ataturkut

Ambasada e Turqisë në Shqipëri në kuadër të përvjetorit të 81-të të kalimit në botën e përjetshme të Mustafa Kemal Ataturkut në institutin e qendrës kulturore turke “Yunus Emre” Tiranë ‪ka organizuar nje event përkujtimor me pjesëmarrjen e autoriteteve turke dhe qytetarëve turq dhe shqiptarë. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Turqisë, Murat Ahmet Yörük.

Të pranishmit nderuan figurën e Mustafa Kemal Ataturkut me qëndrim nderi, ndërsa u intonua edhe himni i Republikës së Turqisë.

Përfaqësuesja e Ambasadës së Turqisë në Tiranë, İlayda Bakırcı Kayar, në fjalën e saj në ceremoni foli rreth figurës së themeluesit të Republikës së Turqisë.

Kayar tha se ”Ajo që ne duhet të bëjmë nuk është vetëm të shprehim dhimbjen tonë, por në të njëjtën kohë të kujtojmë idetë dhe veprat e Ataturkut si dhe të mos harrojmë përgjegjësinë për atdheun tonë, të cilin ai u la amanet të rinjve, të mbrojmë dhe zhvillojmë gjithmonë republikën tonë në drejtim të parimeve të tij”.

Në vazhdim Kayar tha se në vitet e fundit kanë vazhduar kërcënimet, me të cilat Turqia është përballur nga brenda dhe jashtë saj. “Këto kërcënime politike dhe ekonomike arritën në pikën e kulmit në natën e 15 korrikut 2016. Disa qarqe punojnë me gjithë fuqinë e tyre për të parandaluar rritjen e vendit tonë dhe për të penguar ndikimin e tij që është në rritje”.

Ndërkohë në përfundim të ceremonisë, zyrtarët e institucioneve turke dhe pjesëmarrësit e tjerë vendosën lule pranë bustit të Ataturkut.

Në nderim të Ataturkut u interpretuan këngë dhe poezi në gjuhën turke

Nga ana tjetër, Flamujt turk në institutin turk “Yunus Emre” Shkodër dhe në Memorialin e Mbrojtësit të Shkodrës, Hasan Riza Pasha janë ulur në gjysmështizë nga ora 09.05 deri në kohën e perëndimit të diellit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne