“Forcat e tjera, me fytyra të vjetra e të reja janë maska të Sudes”, Rama sulmon Arlind Qorin edhe në Selanik pas protestave të pensionistëve

Edi Rama shfrytëzoi edhe takimin me emigrantët në Selanik për të sulmuar drejtuesin e “Lëvizja Bashkë”. Arlind Qori që po udhëheq protestat e qindra pensionistëve te kryeministria për pensione dinjitoze.

Ai e cilësoi sërish Sude, si gruaja rome që në vitet 1996-1997 mashtroi qindra mijëra shqiptarë me premtimin e kthimit të mbi 50 për qind të parave të investuara te firma e saj piramidale.

Edhe pse nuk ia përmendi emrin, gjatë takimit të tij të dytë me emigrantët shqiptarë në Greqi këtë herë në qytetin e Selanikut, kryeministri Edi Rama i cilësoi forcat e reja politike si “maska të Sudes”.

Rama u shpreh se “forcat e tjera, jo vetëm ato më fytyra të vjetra, por edhe të reja” dhe që ua bëjnë fushë me lule, pas tyre kanë “Suden” si kulturë politike, duke iu referuar gruas që krijoi një prej firmave piramidale të fund viteve ’90 në Shqipëri.

“Janë njësoj si Sudja që pasi i zhyti të gjithë doli te sporteli e tha që loja mbaroi”, u shpreh Rama, ndërsa shtoi se edhe pse Shqipëria nuk është “fushë me lule”, PS është e vetmja forcë që di të shohë realitetin me sytë e qytetarëve dhe di se çfarë të bëjë për të ndryshuar realitetin.

Të ishte për ato forca të tjera, jo vetëm ato më fytyra të vjetra, por edhe të reja. Ato që dalin dhe ua bëjnë fushë me lule janë maska të Sudes, pas tyre është Sudja si kulturë politike. Janë njësoj si Sudja që pasi i zhyti të gjithë doli te sporteli e tha që loja mbaroi.

Nuk kam ardhur të them se s’ka probleme sepse ka. Nuk kam ardhur t’u them se kemi bërë gjithçka, por besojmë se kemi bërë aq sa kemi pasur mundësi të bëjmë dhe duke iu treguar se dimë të shohim realitetin me sytë tuaj dhe dimë të bëjmë për të bërë për të ndryshuar realitetin edhe më shume dhe dimë se çfarë duhet bërë”, u shpreh Rama.

Dje, kreu i ‘Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, reagoi ndaj kryeministrit Edi Rama, për deklarimet e tij në “Opinion” në lidhje me pensionet dhe rritjen e tyre.

Qori e akuzoi Ramën sërish se nuk ka bërë asgjë për pensionistët në gati 12 vite, teksa sipas tij ka bërë lëmsh dhe shifrat e rritjes ekonomike dje, duke i krahasuar me vendet e rajonit.

Kreu i ‘Lëvizjes Bashkë’ u shpreh sërish se pensioni minimal duhet të jetë në nivelin e minimumit jetik, prej 200 eurosh në muaj!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress