Forcat izraelite arrestojnë 20 palestinezë

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 20 palestinezë përfshirë edhe një fëmijë në rajonet e ndryshme të Kudsit Lindor dhe Bregut Perëndimor të pushtuar.

Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, forcat izraelite mbrëmë vonë kanë bastisur disa rajone në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor.

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar katër persona në Kudsin Lindor, si dhe 16 në Bregun Perëndimor me pretendime të ndryshme.

Në mesin e të arrestuarve në Kudsin Lindor, gjendet edhe një fëmijë 13-vjeçar palestinez.

Forcat izraelite rregullisht kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Pas arrestimeve, të cilat janë bërë të përditshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen me ditë të tëra nëpër qendra burgimi.

Sipas të dhënave të burimeve zyrtare palestineze, në burgjet e Izraelit ndodhen mbi 5.000 palestinezë, përfshirë 220 fëmijë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne