Forcat izraelite arrestojnë 7 palestinezë në Kudsin Lindor

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 7 palestinezë në Kudsin Lindor të pushtuar, në mesin e të cilëve edhe zyrtarët të Kongresit Kombëtar Popullor të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO).

Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, policia izraelite zhvilloi bastisje në disa shtëpi të palestinezëve në rajone të ndryshme të Kudsit Lindor.

Në bastisjet në fjalë u arrestuan zyrtarët të lartë të Kongresit Kombëtar Popullor të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), përfshirë sekretarin e përgjithshëm të organizatës, biznesmen, gazetarë dhe aktivistë.

Janë konfiskuar gjithashtu kompjuterët dhe celularët e personave të arrestuar.

Në deklaratën e bërë nga policia izraelite thuhet se personat në fjalë janë arrestuar me pretendimin se “janë përfshirë në aktivitete jashtëligjore të lidhura me administratën palestineze”.

Forcat izraelite rregullisht kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Pas arrestimeve, të cilat janë bërë të përditshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen me ditë të tëra nëpër qendra burgimi.

Sipas të dhënave të burimeve zyrtare palestineze, në burgjet e Izraelit ndodhen mbi 5.000 palestinezë, përfshirë 220 fëmijë./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne