Forcat izraelite bastisin kampin e refugjatëve Kalandia në Kuds

Të paktën një palestinez u plagos ndërsa forcat izraelite bastisën kampin e refugjatëve Kalandia në veri të Kudsin Lindor.

Gjatë bastisjes, ushtria izraelite bastisi disa shtëpi dhe arrestoi dy palestinezë, thanë dëshmitarët okularë për Anadolu.

Një palestinez u plagos në përleshje mes ushtarëve sulmues dhe palestinezëve që kundërshtonin bastisjen, shtuan dëshmitarët okularë.

Në një përshkallëzim dramatik të tensioneve në Lindjen e Mesme, forcat izraelite kanë nisur një fushatë të ashpër dhe të fuqishme ushtarake kundër Rripit të Gazës, si përgjigje ndaj ofensivës ushtarake të grupit palestinez Hamas në territoret izraelite.

Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, nisi operacion gjithëpërfshirës të quajtur “Tufani i Aksasë” të shtunën në mëngjes. Mijëra raketa u hodhën nga Gaza drejt Izraelit ndërsa grupet e armatosura hynë në vendbanimet në rajon.

Grupi tha se operacioni ishte në përgjigje të sulmeve izraelite në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhunës së shtuar mes kolonëve.

Si hakmarrje, ushtria izraelite nisi operacionin “Shpata e Hekurt” kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se numri i palestinezëve të vrarë në qytet nga sulmet izraelite është mbi 1.200, ndërsa 5 mijë të tjerë janë të plagosur.

Gjithashtu raportohet se numri i izraelitëve të vrarë në sulmet e kryera nga Rripi i Gazës së bllokuar ka arritur në 1.300, ndërsa numri i të plagosurve në 3.300./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne