Forcat izraelite goditën një automjet në Bregun Perëndimor, ka të vdekur dhe të plagosur

Forcat izraelite bombarduan një automjet në qytetin e Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke shkaktuar të vdekur dhe të plagosur. Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, një mjet ajror pa pilot (UAV) izraelit goditi një automjet pranë kampit të refugjatëve Balata në lindje të Nablusit.

Mësohet se forcat izraelite nuk i kanë lejuar ekipet të ndërhyjnë dhe automjeti ka shpërthyer dhe ka marrë flakë. Thuhet se ka pasur të vdekur dhe të plagosur mes palestinezëve në automjet.

Kufomat e disa palestinezëve janë marrë nga forcat izraelite

Nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, thuhet se trupi i një palestinezi është gjetur pas tërheqjes së forcave izraelite nga rajoni. Në deklaratë thuhet se forcat izraelite morën trupat e disa palestinezëve para se të tërhiqeshin nga zona ku bombarduan automjetin.

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarë okularë, forcat izraelite bastisën kampin e refugjatëve Balata mëngjesin e sotëm. Forcat izraelite ndërhynë me plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës kundër palestinezëve në kamp. Që nga 7 tetori 2023, kur forcat izraelite nisën një sulm në Gaza, ka pasur një rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve, ndërsa 355 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne