Forcat izraelite shkatërruan 4 shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor

Ramallah

Forcat izraelite shkatërruan katër shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe arrestuan 15 persona në bastisjet e tyre, raporton Anadolu.

Gazetari Adil Ebu Nime për Anadolu tha se tre nga shtëpitë e shkatërruara nga forcat izraelite janë shtëpi të banuara dhe një është në ndërtim e sipër.

Nga ana tjetër, Shoqata e të Burgosurve Palestinezë njoftoi se forcat izraelite arrestuan 15 palestinezë në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Izraeli shpesh shkatërron shtëpitë dhe strukturat palestineze në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor, të cilat i pushtoi në vitin 1967.

Qendrat e të drejtave të njeriut thonë se qeveria izraelite u ben te veshtire mer palestinezet te marrin leje ndertimi duke u kerkuar me dhjetëra mijëra dollarë për çdo banesë.

Sipas Qendrës Kombëtare të Informacionit Palestinez, numri i shtëpive të shkatërruara në Kuds që nga pushtimi i vitit 1967 nga Izraeli ka kaluar mbi 1.900.

Në kuadrin e “Marrëveshjes së Dytë të Oslos” të nënshkruar midis Palestinës dhe Izraelit në 1995, Bregu Perëndimor i pushtuar u nda në rajonet A, B dhe C.

Ndërsa administrimi i “zonës A”, e cila mbulon 18 për qind të Bregut Perëndimor, iu transferua Palestinës në aspektin administrativ dhe të sigurisë, administrimi administrativ i “zonës B” prej 21 për qind iu transferua Palestinës dhe siguria e saj u transferua në Izrael, dhe “zona C” e cila mbulon 61 për qind të territorit administrimi dhe siguria e saj iu la Izraelit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne