Forcat izraelite vranë një palestinez në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite vranë një të ri palestinez dhe plagosën 3 të tjerë në qytetin e Khalilit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë thuhet se në përleshjet mes forcave izraelite dhe palestinezëve në vendbanimin Dura të Khalilit, ka humbur jetën një i ri palestinez dhe janë plagosur 3 të tjerë prej të cilëve njëri në gjendje të rëndë. Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, forcat izraelite bastisën vendbanimin Dura me përforcime ushtarake në mëngjes.

Midis palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë që iu përgjigjën bastisjes shpërthyen përleshjet. Ushtarët izraelitë ndërhynë kundër palestinezëve me plumba të vërtetë, plumba metalikë të veshur me plastikë, bomba zanore dhe gaz helmues. Në sulm, një palestinez humbi jetën ndërsa 3 u plagosën dhe dhjetëra persona rrezikuan të mbyten nga gazi. Forcat izraelite bastisën qytetin e Jeninit në Bregun Perëndimor të pushtuar në orët e hershme të mëngjesit dhe vranë një palestinez.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 është rritur në 375. Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmet në Gaza, ka patur rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne