Forcat izraelite vrasin një adoleshent gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite vranë një adoleshent palestinez dhe plagosën dy persona të tjerë, njëri në gjendje kritike, gjatë një bastisjeje të premten në qytetin e Jeninit në Bregun Perëndimor të pushtuar. Luftimet shpërthyen midis palestinezëve dhe forcave izraelite kur trupat bastisën shtëpitë dhe vendosën snajperë në zonat e Kabatiyes në jug të Jeninit.

Mutesim Nebil Abu Abid, 13 vjeç, u vra dhe dy të tjerë u plagosën, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve WAFA, duke cituar Fevvaz Hammadin, drejtor i spitalit Er-Razi. Forcat izraelite bastisën gjithashtu tri shtëpi, duke shkaktuar dëme në sende, dhe arrestuan dy individë.

Ndërkohë, forcat izraelite kryen bastisje në Beit Ummar në veri të El-Halilit (Hebron), si dhe në Qalqilya dhe Jericho, duke çuar në luftime midis palestinezëve dhe forcave izraelite. Numri i palestinezëve të vrarë është rritur në 455 në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori, kur nisi lufta izraelite në Rripin e Gazës./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne