Forcat izraelite vrasin një palestinez në kampin e refugjatëve Qalandiya në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite vrau një palestinez dhe plagosi katër të tjerë gjatë bastisjeve në kampin e refugjatëve Qalandiya dhe qytetin e Betlehemit në Bregun Perëndimor të pushtuar. Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, thuhet se 25-vjeçari Muhammed Yusuf Hasan Munasira u vra në bastisjen në kampin e refugjatëve Qalandiya.

Thuhet se forcat izraelite plagosën katër palestinezë, njëri prej tyre rëndë, gjatë bastisjes në kampin e refugjatëve Dehishe në Betlehem. Dëshmitarët okularë raportuan se shpërtheu një konflikt midis ushtarëve dhe palestinezëve që reaguan ndaj bastisjes në kampin e refugjatëve Dehishe. 32-vjeçari Ibrahim Alkam humbi jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat izraelite në Qalandiya ditën e djeshme.

Theksohet se Muhammed Yusuf Hasan Munasıra, i cili u vra sot në kampin e refugjatëve Qalandiya, ishte një oficer policie që punonte në Doganat e Administratës Palestineze, njëjtë si Alkam. Numri i palestinezëve që kanë humbur jetën në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori është rritur në 260./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne