Situata Palestinë-Izrael sa vjen dhe po përkeqësohet kjo duke shkaktuar rritjen e numrit të viktimave palestineze.
Kanë qenë të shumta protestat në botë ku po përkrahin Palestinën, gjë që ka sjellur dhe përplasje me policinë.
Së fundmi Forumi Musliman i Shqipërisë ka reaguar pë këtë krim që shteti zionist Izraelit po bën kundrejt Palestinës. Forumi Musliman i Shqipërisë Ka njoftuar një protestë në mbështetje të popullit palestinez, dhe dhënjen fund të kësaj masakre.
Statusi i plotë i Forumit Musliman i Shqipërisë:
Tubim për paqen dhe lirinë në Palestinë.
Forumi Musliman i Shqipërisë organizon një tubim në mbështetje të paqes dhe lirisë së popullit palestinez. Në këtë tubim do të bëhet thirrje për ndalimin e luftës si dhe do të dënohen krimet dhe masakrat të bëra ndaj popullsisë civile.
Tubimi do të jetë konform ligjit dhe për të është bërë njoftimi i nevojshëm pranë organeve kompetente.
Forumi Musliman i bën thirrje të gjithë popullit shqiptar të jenë të pranishëm në këtë tubim.
Tubim do të organizohet ditën e Premte në datën 20.10.2023, në orën 16:30, në sheshin Skënderbej./gazetaimpakt