FOTO/ Humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me barrierat e rrugës, ndërron jetë 23-vjeçari shqiptar në Greqi

Një i ri shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik të ndodhur në Greqi. Sipas mediave helene, aksidenti ka ndodhur në orët e para të së premtes në zonën e Atikës. 23-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga duke u përplasur më pas me barrierat, dhe më pas u përmbys.

Të paktën pesë zjarrfikës ndërhynë për të nxjerrë 23-vjeçarin nga automjeti. Më pas u transportua menjëherë në spital, por fatkeqësisht humbi jetën.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./BW

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne