FOTO/ Protesta para Kuvendit mes tensioneve, të lënduarve dhe përplasjeve

Protesta qytetare para Kuvendit, ndërsa nisi seanca parlamentare u shoqërua me tensione, përplasje dhe ndërhyrje të policisë, duke prodhuar pamje që u transmetuan edhe nga Associated Press, agjencia më e madhe e lajmeve në botë, e cila ndoqi zhvillimet drejtpërdrejt edhe në kanalin e saj në YouTube.

Demonstrata, ku morën pjesë qytetarë të moshave të ndryshme, nisi përballë Parlamentit, por situata u përshkallëzua kur një pjesë e protestuesve tentuan të çanin kordonin e sigurisë dhe të kalonin gardhin metalik.

Policia reagoi me mjete irrituese dhe mjete ujore për shpërndarjen e turmës, ndërsa nga përplasjet u raportuan protestues të lënduar, mes tyre një vajzë me dëmtime në fytyrë dhe një i ri që u transportua me ambulancë i mbuluar në gjak.

Tensionet nuk mbetën vetëm përpara Kuvendit. Protestuesit u përpoqën të bllokonin qarkullimin në bulevardin “Zhan d’Ark” dhe në “Rrugën e Elbasanit”, duke nxjerrë në rrugë kosha mbeturinash, duke u bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të fiknin makinat dhe t’u bashkoheshin protestës.

Pas denoncimit për disa protestues me plagë në lëkurë, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari deklaroi në Kuvend se Policia e Shtetit përdori lëndë irrituese të certifikuara, konkretisht sistemet RSG8 TW1000 Professional dhe VESK RSG 8000 Special, të cilat sipas tij përdoren edhe nga forcat policore në vendet e Bashkimit Europian dhe në Shtetet e Bashkuara.

Pamjet e mëposhtme tregojnë dinamikën e asaj që ndodhi sot përpara Parlamentit, nga momentet e para të protestës deri te përplasjet mes protestuesve dhe policisë, ndërhyrja e forcave të rendit dhe transportimi i të lënduarve nga ekipet e emergjencës./lapsi.al

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne