FOTO-VIDEO/ Provokim i turpshëm, hidhet molotov në oborrin e Xhamisë së Namazgjasë

Një bombë molotov ka plasur brenda territorit të Xhamisë së Namazgjasë mbrëmjen e sotme, para Parlamentit.

Mësohet se po ashtu është gjetur edhe një tjetër koktejl molotov në tokë, e paplasur jashtë Parlamentit.

Ende nuk ka informacione mbi ngjarjen në fjalë, ndërkohë që duhet theksuar se zona në fjalë ka shumë pak lëvizje, sidomos gjatë orarit të shtetrrethimit.

Ky provokim i turpshëm vjen pas një dite me protesta të mëdha në Tiranë, kundër qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Gjithësesi, ende nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit.

Sipas pamjeve të sjella nga agjencia e fotografive LSA, duket edhe tym që del nga brenda rrethimit të xhamisë që është ende në ndërtim, ku mësohet se po digjet një kontenier.

Kjo ngjarje bëhet akoma më e rëndë, pasi besimtarët myslimanë janë në agjërim në këtë muaj të Madhërishëm të Ramazanit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne