Shembja e Teatrit Kombëtar/ Sot në orën 16:30 AMT dhe opozita në protestë, Basha: Pjesëmarrja do të jetë masive

Ditën e sotme në orën 16:30 do të zhvillohet një tjetër protestë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në protestën, e cila është organizuar nga Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit (ATM), do të marrë pjesë edhe opozita.

Mbrëmjen e djeshme, kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilluan një mbledhje, në të cilën vendosën se sot do të marrin pjesë në protestë.

Kreu i PD pas përfundimit të mbledhjes, deklaroi se u ka dhënë urdhër të gjitha strukturave që të ketë një organizim shumë të mirë dhe pjesëmarrja të jetë masive.

Nga ana tjetër Endrit Braimllari, në emër të LSI tha se ata do të mbështesin të gjitha protestat e AMT.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm u shemb godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine nisi në orën 04:30 të mëngjesit të djeshëm, ku pati përplasje të një pasnjëshme gjatë ditës mes policisë dhe protestuesve.

Në Polici u shoqëruan Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka, Alfred Lela dhe dhjetëra qytetarë.

Basha ka paralajmëruar për aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që të braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne