Bota

Foto apo pikturë? I riu palestinez që po hyn në historinë e artit

Një fotografi e një protestuesi në Gaza po bën xhiron e rrjeteve. Ajo, për nga forca e artisticitetit, po krahasohet me foton e “Lirisë” të Eugene Delacroix.

Mustafa Hassoun, fotograf i AA, e fiksoi 20-vjeçarin palestinez A’eda Ebu Amr më 22 tetor, në  protestat kundër bllokadës izraelite.

Ky i ri palestinez jeton në vendbanimin al-Zaytoun në qytetin e Gazës.

Çdo të premte dhe të hënën ai proteston me miqtë e tij.

“Isha i befasuar kur pashë që fotografia ime u bë e njohur”, tha ai. “Unë marr pjesë në protesta çdo javë, ndonjëherë më shpesh. Nuk isha në dijeni se një fotograf ishte afër meje.”

Amro tha se miqtë e tij ia dërguan foton të nesërmen, kur e panë atë përhapur në rrjetet shoqërore.

“Nuk do të protestoj për t’u fotografuar, por kjo më ka inkurajuar që të vazhdoj të protestoj akoma dhe më fuqishëm”, tha ai.

“Unë mbaj të njëjtin flamur në të gjitha protestat. Miqtë e mi qeshin dhe thonë se është më e lehtë të hedhësh gurë pa një flamur në anën tjetër, por unë ende e mbaj atë.

Nëse më vrasin, unë dua ta kem fundin me këtë flamur. Ne kërkojmë kthimin e të drejtave tona dhe ne protestojmë për dinjitetin tonë dhe dinjitetin e brezave të ardhshëm”, tha 20-vjeçari palestinez.