NATO zhvillon manovrat më të mëdha që nga Lufta e Ftohtë

Dhjetëra mijëra trupa të Natos filluan sot manovrat ‘Trident Juncture’, stërvitja më e madhe e aleancës që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Në një intervistë ekskluzive me korrespondenten e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb, Komandanti i Lartë në NATO, Majori Davor Petek thotë se aleanca është e gatshme dhe ka aftësinë për t’u përballur me çdo lloj kërcënimi.

 Në manovrat masive që po zhvillohen në Norvegji po marrin pjesë 31 vende anëtare dhe partnere të aleancës, ndërkohë që Rusia po i shikon ato me vëmendje.

Një shfaqje force e një madhësie të pa parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Kjo është faza kryesore e manovrave “Trident Juncture” dhe paralajmërim për të mos ta sfiduar aleancën”, thotë Majori Davor Petek, komandant i lartë i Natos.

“Mesazhi është i thjeshtë. Jemi të gatshëm dhe të aftë të përballemi me çdo lloj kërcënimi. Kjo është e vetmja arsye e manovrave. Është mirë që kemi vëzhgues sepse do të shohin që jemi shumë të përgatitur. Dhe se kemi një efekt përmbajtës për këdo që kërckon të kalojë caqet. Në stërvitjen masive marrin pjesë 50 mijë trupa, 65 anije, 250 mjete ajrore dhe 10 mijë automjete. NATO thotë se manovrat nuk janë akt agresioni dhe se ka ftuar Rusinë për të vëzhguar”, thotë Admirali James Foggo, i cili është Komandant i Forcave Detare në Evropë dhe i Komandës së Përbashkët të Natos në Florida.

Presidenti Donald Trump e ka kritikuar Naton duke thënë se Evropa ka më shumë përfitime nga aleanca se sa Amerika. NATO ka kaluar kohë të mira dhe të vështria, ndërsa udhëheqësit e aleancës thonë se janë të vendosur të qëndrojnë të bashkuar.

“Aleanca ka një jetëgjatësi 70 vjeçare. Por mund të them se kurrë nuk ka qënë kaq aktive sa është tani”, thotë komandant i lartë i Natos Davor Petek.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne