Fran Frrokaj, kryebashkiakut katolik të Lezhës i digjet makina në parkim

Dy automjete të parkuara janë përfshirë nga flakët pak pas nesnatës në qytetin e Lezhës. Sipas informacioneve të para njëra prej makinave përdorej nga kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45 në lagjen Beslidhja në parkingun e një pallati.

“Nga veprimet e para hetimore, rezulton se janë përfshirë nga flakët dy automjete të parkuara afër njëra – tjetrës , dhe konkretisht automjeti Mercedes Fuoristradë ML me targë AA 400 JK në pronësi të shtetases Sh.P. dhe në përdorim nga shtetasi F.F.,  si dhe  mjeti Mercedes Benz me targë LE 7495 E në pronësi të shtetasit K.Ll”, – sqaron policia.

Gjithashtu janë marrë disa deklarime, si dhe po bëhet kqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, pas djegies së makinës që kishte në përdorim, kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, ka dëshmuar në Polici se “nuk kam konflikte me askënd, por prej dy ditësh mjeti kishte ndezur një llampë, që e neglizhova duke mos i bëre kontroll në servis.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne