Franca bastis zyrat e televizionit Simay Azadi te Maryam Rajavit ne Paris

Dje me 12 qershor 2024 policia franceze ka mesyer zyrat e shoqates muxhahedine Sima, ambientet e së cilës ndodhen në zonën e aktivitetit Vert Galant në Saint-Ouen-l’Aumône ne nje periferi te Parisit. Kjo ndërtesë, e cila ka patur nje numer incidentesh ne te kaluaren u zbulua nga ekipet e shërbimeve te urgjencës se ne ate muxhahedinet strehonin rreth pesëmbëdhjetë njerëz.

Te nxitur nga keto indikacione ekipi zjarrfikësit e Val-d’Oise dhe policia kufitare franceze, diten e merkure kreu inspektime me asistencën e komisariatit të Cergy.

Nga 51 personat e kontrolluar, Drejtoria Ndërdepartamentale e Policisë Kombëtare të Val-d’Oise (DIPN 95) identifikoi dy burra dhe një grua të cilëve u ishte ndaluar të qëndronin në France. Këta tre persona u arrestuan dhe u vendosën në paraburgim nga FSHP. Zjarrfikësit vunë re disa shkelje të rregullave të sigurisë dhe parandalimit të zjarrit, duke përfshirë mungesën e aparateve për fikjen e zjarrit.

Organizata muxhahedine Sima është e lidhur me Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Këta janë kundërshtarë të regjimit iranian, përbërësi kryesor i të cilit është Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI). Kjo shoqatë drejton kanalin televiziv satelitor Simay Azadi, një nga organet kryesore të komunikimit të muxhahedineve dhe NCRI. Drejtuesit e ketij televizioni pretendojne se stafi i kësaj shoqate përbëhet nga vullnetarë. Shumica e këtyre vullnetarëve janë qytetarë ose refugjatë politikë në Francë, disa kanë ardhur nga vendet evropiane që janë anëtare të marrëveshjes Shengen dhe ndihmojnë këtë qendër.

Ky aksion policor ka entuziazmuar gazetarin shqiptar, Gjergji Thanasi, i cili ne nje postimin e tij ne Facebook ka pergezuar policine franceze dhe i ka terhequr vemendje policise se Muhamet Rrumbullakut dhe antiterrorit qe ne vend se te luaj teater me MEK-un, bejne mire te ndjekin seriozitetin e shtetit francez ne perballje me krimin muxhahedin. Komenti i Thanasit eshte me poshte:

“Te dashur shoke kuislinge te anti terrorit shteti francez u eshte qepur me buke ne traste ish terroristeve te MEK-ut, qe ju ne Shqiperi u sherbeni me devocion pak a shume sic i sherben qeni te zotit.

Ndryshe nga si luajti teater nje vit me pare policia e z. Rrumbullaku me ish terroristet iraniane ne Manze, shteti francez u ka ndersyer mbi shpine cdo instrument shteteror:

DGSI (Sherbimi Sekret Francez), Xhandarmerine Kombetare, policine sidomos ate kufitare dhe te emigracionit, policine bashkiake, zyren e tatimeve, zyren mbikqyrese te linshencave televizive, madje, madje edhe zjarrfikeset, qe paskan konstatuar se ne shkelje te ligjit ne zyrat e televizionit te muxhahedineve iraniane ne periferi te Parisit na mungokan fikset e zjarrit duke shkelur keshtu kushtet e sigurimit teknik.

Sipas ketij shkrimi tre muxhahedine jane prangosur, sepse kane shkelur urdher debimin nga territori i Republikes Franceze. Shpresoj qe Gjigandi i Surrelit mos te lejoje hyrjen ne Shqiperi per arsye humanitare te ketyre tre ish terroristeve iraniane!!!!

P.S. Shoke te antiterrorit a e kuptoni tani sesa idiote jeni treguar ne bisedimet, qe kryet ne shkurt 2023 me “zarat” e Commander Rahim, nje ish terrorist iranian?!?!?! A e kuptuat tani se shpifjet tuaja per mua dhe per z. Dashamir Mersuli paten zero rezultat?!?!?!

A e kuptuat tani se ju jeni me debile e me servile se ish ministrat aktualisht deputete: Pandeli Majko, akullorja dhe Fatmir Mediu i Eli Fares?!?!?!”

Mbetet te shihet nese policia shqiptare do te ndermarri masa sikur policia franceze per te luftuar krimin muxhahedin ne Shqiperi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne