Francë, sërish alarm pas kërcënimit me bombë në shkollën në Arras

Edhe pse mësimet nuk u mbajtën sot në Lycee Gambetta, institucioni arsimor mbeti i hapur për studentët dhe stafin që dëshironin t’i bënin nderimet e tyre profesorit të vrarë Dominique Bernard, i cili vdiq në një sulm me thikë nga një ish- studentI 20-vjeçar i shkollës.

Pas trazirave të shkaktuara nga kërcënimi me bombë, mësuesit – disa prej tyre duke qarë dhe duke u mbajtur me njëri-tjetrin – u larguan nga ndërtesa, gjithashtu edhe studentët që kishin shkuar atje për të vendosur lule në kujtim të Bernardit.

Kur një ekip policie piroteknike shkoi në shkollë, mësuesit dhe studentët u mblodhën në oborrin e një ndërtese përballë rrugës, ndërsa personeli i shërbimit të mbrojtjes civile i ngushëllonte.

 

 

Sulmi i së premtes, i cili bëri që qeveria të vinte vendin në gatishmëri të lartë, erdhi pasi u zhvillua një “atmosferë xhihadiste”, siç tha Ministri i Brendshëm Gerald Darmanen gjatë fundjavës, pas sulmit të Hamasit në Gaza dhe hakmarrjes izraelite që pasoi.

Më herët sot, Macron postoi një mesazh në rrjetin social X (dikur twitter) për studentët dhe stafin e shkollës: “Po ju flas për t’ju siguruar të gjithëve se ne jemi në anën tuaj. Ne do t’i përgjigjemi gjithmonë urrejtjes së verbër me një etje të pashuar për mësim. Etja për të jetuar i lirë”, ka shkruar ai.

Të premten, sulmuesi, një ish-student, vëllai i madh i të cilit po vuan dënimin me burg për lidhje me rrjetet e armatosura islamike, goditi për vdekje Bernardin dhe plagosi tre persona të tjerë.

Një minutë heshtje është planifikuar për më vonë gjatë ditës në shkollat ​​anembanë vendit./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne