Fredi Beleri reagon pas takimit me deputetin grek në paraburgim: Kërkoj të betohem menjëherë si kryebashkiak i Himarës

Deputeti grek, Angelos Syrigos takoi sot burg Fredi Belerin, Kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës.

Pas takimit, reagoi edhe vetë Beleri, i cili zbuloi detaje nga tikimi me ligjvënësin grek.

Në një reagim në Facebook, Beleri shkruan se i ka bërë me dije se është në pritje të betimit të menjëhershëm si kryetar i bashkisë së Himarës.

Më tej, Beleri ka thënë se pret që të rrëzohet akuza e ngritur ndaj ti, e cila sipas tij, është “e padrejtë, qesharake, tendecioze dhe e pabazë”.

Mesazhi i Plotë

Falënderoj nga zemra profesorin, deputetin e Demokracisë së Re dhe mikun tim të ngushtë, z. Angelos Syrigos, i cili më vizitoi në burgun e Tiranës, i dërguar i Kryeministrit Grek, z. Kyriakos Mitsotakis.

Nga z. Angelos Syrigos kërkova që t’i transmetojë Kryministrit të Greqisë vendimin tim, i cili është kërkesë e të gjithë popullit të Himarës, për të marrë menjëherë detyrën si Kryetar i Bashkisë për të ndaluar grabitjen e pronave të komunitetit grek.
Përgatitën një ligj që supozohet se kishte për qëllim zhvillimin e zonës duke tërhequr kapitale të huaja. Deri më sot as edhe një i huaj nuk ka investuar në zonën tonë. Të gjithë ata që janë shpallur investitorë strategjikë janë që të gjithë shqiptarë me lidhje me pushtetin.

Qëllimi ynë është, gjithashtu, të jetojmë në një shtet demokratik ku nuk ka dallime për përkatësinë etnike të shtetasve të vet dhe të ndalojnë politikat e shantazhimit të popullsisë.
Syrigos i thashë se pres tre gjëra:

– të betohem menjëherë si kryetar i bashkisë, populli i së cilës më zgjodhi.
– të lirohem nga burgu, në mënyrë që të mundem të ushtrojë detyrën time si kryetar bashkie.

– të rrëzohet akuza e padrejtë, qesharake, tendecioze dhe e pabazë që është ngritur ndaj meje.
Në personin e Kryeministrit Grek falënderojmë Greqinë që lufton krah nesh për të siguruar të drejtat tona njerëzore. /gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne