“Ju do të hani njëri-tjetrin”, Në kujtimet e Eqerem Vlora zbuloht përgjigjja e Ministrit të Perandorisë Osmane për cështjen Shqiptare!

Është zbuluar një nga komunikimet më domethënëse mes një zyrtari të lartë të Perandorisë Osmane dhe Eqerem Vlora, studiuesit të madh të gjuhës Shqipe. Në nisje të lëvizjes për pavarësimin e Shqipërisë nga Perandoria Otomane, Cabej ishte interesuar për cështjen shqiptare deri në Portën e Lartë. Gjuhëtari shqiptar kishte marrë edhe një përgjigje nga Ministri i Perandorisë, një funksionar i lartë i asaj kohe, të cilën e kishte ruajtur si kujtim. Në kujtimet e zbuluar së fundmi të Vloraj nga Arjan Beqiri bie në sy një letër, përgjigja që Ministri i Perandorisë i shkruante atij për kërkesat e bëra.
Mes të tjerash ai i thoshte se shqiptarët jashtë juridiksionit të anadollit do të hanin njëri-tjetrin, duke i konsideruar ata si qytetarë dhe punëtorë jo të mirë.

Zyrtari i Anadollit i kujton privilegjet që ai kishte përfituar ndërsa nëse nuk ishte dakord mund ti futej politikës dhe ti përfaqësonte njerzit në parlamet.
Por edhe më i cuditshëm është fakti se si edhe Vloraj vite më vonë, ka aprovuar ato që i kishte thënë Ministri i Perandorisë.

Statusi i Beqirit

Pergjigja e Ministrit te Perandorise Osmane per Eqerem Bej Vloren
Përgjigja e tij ishte e shkurtër dhe e qartë:
“Ose qëndroni nëpunës dhe bindjuni udhëzimeve të qeveris ose bëhuni politikan dhe përfaqësoni idetë tuaja si deputet në parlament. Vetëm duhet të kini parasysh një gjë: unë i njoh Shqipërinë dhe shqiptarët më mirë sesa mendoni ju. Ju keni jetuar në Perandorine Osmane jo si të shtypur dhe të nënshtruar, por si zotërinj dhe urdhërues. Ju keni përfituar nga pushteti i Perandorisë dhe i fesë më tepër se turqit. Tani po bëheni renegatë dhe kërkoni ta braktisni anijen që po mbytet, në vend që të punoni dorë për dore me ne për shpëtimin e saj. Ndoshta një ditë edhe do t’ia arrini asaj që kërkoni. Vetëm kujdes! Shqipëria është e vogël dhe e varfër, shqiptarët nuk janë as qytetarë të mirë, as punëtorë të mirë, e shumta ata mund të jenë sundimtarë të mirë dhe ca më tepër kusarë të mirë. Një ditë prej ditësh, kur të mos i keni më kullotat e pafundme të kësaj perandorie, ju do të hani njëri-tjetrin në atë Shqipërinë tuaj të ngushtë e të varfër!”.
Ai nuk foli atëherë si ministër, por si një turk i thjeshtë! I bindur dhe i ndershëm. Dhe kishte pasur të drejtë.
Sa e sa herë më vonë e kam kujtuar kajmekamin e El-Maanit, kam kujtuar ato qindra e mijëra shqiptarë që kam takuar edhe në qoshet më të largëta të Perandorisë, të cilët, në toka të huaja urdhëronin mbi njerëz të huaj, vetëm e vetëm sepse quheshin “shqiptarë”. Dhe sa e sa herë më janë kujtuar fjalët profetike të atij turku të ri, më vonë, kur në Shqipëri isha i detyruar të shihja me tmerr e neveri, sesi njerëzit që donin të bëheshin dikushi, shqyenin dhe shkelnin me këmbë shoqi-shoqin, vetëm e vetëm se në koritë nuk kishte vend për të gjithë…
KUJTIME 1885-1925, EQREM bej VLORA/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne