Fredi Beleri takohet në Athinë me Kyriakos Mitsotakis

Pas mbërritjes në Athinë mesditën e sotme, Fredi Beleri është takuar me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuar nga mediat greke, Beleri është pritur nga Mitsotakis në Pallatin Maksimos.

Mësohet se kryeministri grek gjatë takimit është shprehur se “rruga e Shqipërisë drejt BE-së është përmes respektimit të vlerave të BE-së”.

Kujtojmë se Beleri, eurodeputet i Demokracisë së Re u largua nga burgjet shqiptare mëngjesin e sotëm pasi siguroi lejen 5 ditore për të udhëtuar në Athinë dhe më pas në Strasburg, ku më 16 korrik do të bëjë betimin si eurodeputet.

Beleri është pritur në aeroportin e Athinës me përqafime, duartrokitje dhe brohoritma, ku dhe ka deklaruar se është i pafajshëm./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne