Ftesë zyrtare për presidentin e Iranit për të vizituar Malajzinë

Ministri i Jashtëm i Iranit njoftoi për ftesën zyrtare të Kryeministrit të Malajzisë drejtuar Presidentit iranian për të vizituar këtë vend dhe për ftesën reciproke të zotit Raisi drejtuar Kryeministrit të Malajzisë për të kryer një vizitë në Teheran.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, z. Hossein Amir-Abdollahian, pas dy orësh bisedë dypalëshe me homologun e tij malajzian, z.Zambari Abdul Kadir, në një konferencë të përbashkët për shtyp tha: “Ne po planifikojmë të kryejmë këto vizita”. Ministri i Jashtëm iranian tha se ka zhvilluar bisedime të rëndësishme dhe të frytshme për përmirësimin e mëtejshëm të lidhjeve të ndërsjella dhe mbi disa çështje kryesore rajonale dhe ndërkombëtare. Ai shtoi se një sesion i komisionit të përbashkët ekonomik Iran-Malajzi do të mblidhet në Teheran në të ardhmen e afërt dhe nënkomitetet e tij do të mbajnë seanca të rregullta për të diskutuar çështjet konsullore, tregtare, ekonomike dhe kulturore si dhe luftën kundër terrorizmit.

Amir-Abdollahian tha se të dy vendet janë të prirura të forcojnë bashkëpunimin shkencor dhe teknologjik dhe të zhvillojnë takime të rregullta në të gjitha fushat sportive. Të dyja palët ranë dakord të përshpejtojnë ekstradimin e kriminelëve dhe shkëmbimin e të burgosurve, tha ai, duke shprehur shpresën se në të ardhmen e afërt në hapin e parë të dy vendet do të lirojnë femrat e burgosura. Diplomati i lartë iranian tha se Izraeli është i vetmi regjim pushtues dhe agresiv në Azinë Perëndimore dhe shpresoi se me maturinë e shteteve rajonale, bota dhe kombet myslimane do të rrisin mbështetjen e tyre për popullin palestinez dhe për frontin e rezistencës.

“Irani dhe Malajzia kanë konsensus për sigurimin e mbështetjes për popullin palestinez, për luftën kundër terrorizmit dhe forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh midis vendeve myslimane,” vuri në dukje diplomati i lartë iranian./parstoday

 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne