Funksionari amerikan zhvillon takime me krerët në Maqedoni

Zv.ndihmës sekretari i shtetit pёr Evropё dhe Euro-Azi Hoyt Brian Yee ka zhvilluar takime intensive me krerët e partive shqiptare si dhe kreun e ri të parlamentit Talat Xhaferi.

Në fokus të bisedimeve ishte kriza politike si dhe aktivitetet e shumicës së re për formimin e qeverisë. Yee të hënën pritet të takojë presidentin Ivanov si dhe krerët e partive maqedonase. Akoma nuk dihet nëse pas përfundimit të takimeve do të ketë deklaratë për mediat nga përfaqësuesit e partive politike dhe vetë Yee. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, pas takimit Zёvendёs/ndihmës sekretarin e shtetit pёr Evropё dhe Euro-Azi, deklaroi: “Republikës së Maqedonisë në këtë situatë më së shumti i duhet stabiliteti, i duhet që proceset të zhvillohen në rrugë të mbarë, i duhet që institucionet të funksionojnë. Sigurisht që kthim pas nuk ka të gjitha këto zhvillime, nëse ne nuk vetëdijesohemi sigurisht që i dobësojmë të gjithë qytetarët e RM-së. Ahmeti gjithashtu tha se është në komunikim me VMRO-në sepse janë forca politike të një vendi. Ndërkohë i pyetur se nëse Veljanoski thërret vazhdimin e seancës, deputetët e BDI-së do të marrin pjesë apo jo, u shpreh i prerë se Veljanoski nuk ka të drejtë morale e as ligjore të thërrasë seancë parlamentare, sepse nuk ka shumicë parlamentare, dhe se duhet të pranojë realitetin se tanimë Talat Xhaferi është kryetar i ri i Kuvendit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne