NË LIBI GODITET RËNDË PROJEKTI “HAFTER”!

Nga Savash Veliu

Gjenerali Hafter një projekt amerikan i cili pasi u robërua nga forcatë e shtetit fqinj Çad si oficer i lartë libian vuajti një kohë dënimin me burg derisa amerikanët e morrën nën përkujdesjen e CIA’s në SHBA ashtu i trajnuar të vij pas grushtetit ndaj Gadaf si projekt agjent që do ti udhëheq operacionet ilegale dhe kriminale ndaj popullit Libian nën diktatin e CIA’s. Haftar ishte i ngarkuar me detyrë të rikthej pushtetin diktatorial në Libi siç ishte përgaditur edhe plani për mbjelljen e sërishëm të ridiktaturës në Lindjen e Mesme pasi zemërimin e popujve të ‘’Pranverës Arabe’’ perëndimorët e shfrytezuan duke e dizajnuar në favor të vet.

Edhe pse Haftar ishte i trajnuar nga agjentët amerikanë sërish ai vepronte kundër interesave gjeopolitike të tyre sepse ai e kishte kokën të kthyer kah Rusia ose te Putini që të mbetet ashtu deri më sot. Ai ende vazhdon të punon me direktivat ruse lojalisht për rusët dhe asnjë hap politik nuk merr pa lejen e tyre në fushbetejën libiane. Prandaj amerikanët morrën një qëndrim të përcjellin Haftar nën hije të pozicinuar ftoht-ngroht derisa Rusia si gjithnjë e frymezonte në masakra ndaj civilëve siç bënte edhe me forcat e xhelatit Asadist në Siri.

Hafter mund të arrestohet dhe paratë të rikthejnë në Libi

Sipas rrjedhës ushtarake në fushbetej Gjenerali në pension Khalifa Hafter nuk ka të ardhme politike apo ushtarake në Libi dhe ai e ka vendin në burg ku duhet ti nënshtrohet llogaridhënies për krime lufte. Vendi i tij është pas hekurave për t’u gjykuar për krimet që ai bëri kundër popullit libian, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe janë të përfshira në gjakderdhjen e Libianëve, përmes mbështetjes që i jep milicisë së Haftar i rënë në delirium për pushtet politik.

Një raport konfidencial i Kombeve të Bashkuara zbulon se Emiratet e Bashkuara Arabe po operojnë një urë ajrore për të dërguar armë te gjeneral puçist Haftar në Libi, në shkelje të embargos së KB për armët e imponuara ndaj vendit të pasur me naftë. Prandaj Haftar është humbasi derisa Rusia mundohet të tërheq mbështetjen prej tij në kërkim të një zagari tjetër lojal ngase rusia humbi fitoren e sigurt në Libi dhe ajo tani kaloi në anën e Turqisë.

Sot Rusia ka dërguar të paktën tetë avionë luftarakë për puçistët ilegal libias. Avionët luftarakë rus u ngritën nga një bazë ajrore ruse në Siri kundër qeverisë legale, por kjo lëvizje përcjellet edhe nga amerikanët.

Në këtë rast Turqia kërcënon haptas se; Nëse ka një sulm ndaj interesave turke në Libi, pritet një vendosje shtesë e ushtrisë turke në tokën libiane dhe sulme direkte nga aeroplanët luftarakë turk dhe marina ndaj milicitë e Haftarit, indirekt paralajmërohet Rusia.
Tani pas përparimit të forcave qeveritare në Libinë perëndimore, forcat e Haftarit po njoftojnë për sulme ndaj objektivave turke në Libi. Turqia ka thënë se forcat e grushtit të shtetit Haftar, në rast të një sulmi, do të konsiderohen një objektiv legjitim për ushtrinë turke.

Përndryshe, Presidenti i Libise po punon me të gjithë spekterin politik në vend për një zgjidhje të qëndrueshme në vend. Me ndihmën ushtarake turke po e arrin stabilitetin në vend. Ai ka bërë gati edhe një projekt ekonomik për ekonominë e vendit ku konsiston në projekte të nxjerrjes së gazit natyror në mesdhe si dhe ripushtimin e qytetit Feeza jugor të vendit më e pasura me petrol si operacion i ri kundër Haftar bashkë me Turqinë mike.

Kjo ide si përgjigjet Botës perëndimore dhe Rusis si dhe Saudo-Emiratëve që nuk u bëhet vonë për Haftar por çështja qëndron tek trashëgimia e popullit libian që i kanë të sekestruara paratë shtetërore në bankat perëndimore që kap një shumë prej 700 miliard dollar si peng, sepse derisa vazhdojnë luftimet mes palëve politike siguria për ata para është e ulët dhe nuk mund ti dorëzohen Libisë ngase situata në terren është jashtë kontrollit kurse ata para shfrytëzohen nga perëndimorët.

Këta para nuk mund ti shfrytëzoj edhe Haftar sepse parendimorët atij ia kanë besuar pushtetin e jo paratë. Prandaj ata qëndrojnë pas Haftar me gjithçka që paratë të mbeten në bankat Perëndimore, poqese situata kalon në favor të presidentit legal Mustafa Saraç ata sërish me arsyetime tjera do të pengojn dorëzimin e parave një vendi në kaos, por dorëzimi i parave mund të ndodh vetëm me dhënien ndaj një vendi të tretë garantues e këtu paraqitet Turqia e cila ka stabilitet dhe është garantuese për paratë Libiane. Kështu nëse ato para transferohen e që me automatizëm domosdo do të transferohen kështu gjithçka do ndryshoj në terren sepse këtë e parashohin edhe ligjet ndërkombëtare që t’i jepet një vendi garantues e kjo për perendimorët me bishtin e tyre grabitqar do të thotë vdekje, sepse me ato para Turqia tejmase do të forcohet, e kjo i çmend ata! /gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne