Lulzim Basha: Nuk ka propozim amerikan për sistemin zgjedhor!

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë sot para mediave duke deklaruar se PD dhe opozita e bashkuar është që t’iu japë shqiptarëve një orë e më parë garancitë për t’iu drejtuar kutive të votimit dhe për t’u bashkuar në një votë plebishitare për të larguar këtë të keqe. Ai tha se loja e Edi Ramës për të bllokuar reformën zgjedhore dhe për të marrë peng integrimin doli zbuluar.Por, Basha është shprehur se nuk ka asnjë propozim për ndryshimin e sistemit zgjedhor nga ana e Ambasadës Amerikane,.Kreu i PD, u shpreh se është dakort për ndryshimin e sistemit, por pasi  të largohet njëhere kjo qeveri me votë.

“Loja e Edi Ramës me shpresën se duke shkatërruar Teatrin Kombëtar do të shkatërronte edhe reformën zgjedhore dhe shanset për t’iu dhënë shqiptarëve një orë e më parë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të merrte peng procesin e integrimit europian të vendit tani doli zbuluar.

Të gjithë e kanë parë, shqiptarë dhe të huaj këtë plan mafioz që ka për qëllim të pengojë reformën zgjedhore, të pengojë integrimin europian të vendit dhe të lejojë Edi Ramën të përdorë të njëjtat mekanizma që ka përdorur edhe më parë për të manipuluar vullnetin e shqiptarëve dhe për ta mbajtur Shqipërinë peng të krizave ciklike.

Ne jemi të vendosur të mos e lejojmë këtë. PD dhe opozita e bashkuar është e vendosur që t’iu japë shqiptarëve një orë e më parë garancitë për t’iu drejtuar kutive të votimit dhe për t’u bahskuar në një votë plebishitare për të larguar këtë të keqe.

Nuk ka asnjë propozim nga Ambasada Amerikane për ndryshimin e sistemit zgjedhor .Unë jam i gatshëm për ndryshimin e sistemit ,por më parë të shporrim  me votë  këtë qeveri që ka marrë peng vendin u shreh Basha./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne