Gaza, të paktën 16 civilë humbin jetën në sulmin e Izraelit ndaj një qendre strehimi

Raportohet se të paktën 16 persona, përfshirë 4 fëmijë, humbën jetën në sulmin që ushtria izraelite kreu ndaj një shkolle në të cilën qëndronin civilë të zhvendosur në Rripin e Gazës. Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, theksohet se ushtria izraelite bombardoi një shkollë e cila përdorej si qendër strehimi në kampin e refugjatëve Nuseirat, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Në sulmin ajror humbën jetën të paktën 16 palestinezë, përfshirë 4 fëmijë, transmetohet në lajmin ku vihet në dukje se një person ka humbu jetën në sulmin ajror që ushtria izraelite ka kryer në qytetin e Gazës në veri. Po ashtu bëhet e ditur se disa qytetarë janë plagosur si pasojë e shënjestrimit nga ushtria izraelite të një motoçiklete në qytetin Rafah në jug të Gazës.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë 42.847 palestinezë, përfshirë rreth 17 mijë fëmijë dhe 11.378 gra, ndërsa 100.544 të tjerë u plagosën. Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress