Gazetari izraelit bën thirrje për përdhunimin e vajzës minorene palestineze në burg

Mentalitet izraelit. Gjatë ofensivës izraelite në Gaza të vitit 2014, një ushtar izraelit i bëri thirrje Netanjahut që të përdhunoheshin të gjitha nënat palestineze në Gaza.

 

Një gazetar i njohur izraelit ka bërë thirrje për përdhunimin e të burgosurës minorene palestineze, 16 vjeçares Ahed al-Tamimi, e cila po mbahet e burgosur pasi i ra me shpullë një ushtari izraelit, i cili qëlloi për vdekje në kokë kushëririn e saj 15-vjeçar.

“Në rastin e vajzave si [Ahed al-Tamimi], ne duhet tu japim sipas mundësive çmimin që meritojnë, në errësirë, pa dëshmitarë dhe pa kamera”, shkroi gazetari Ben Caspit në një artikull të botuar nga gazeta Maariv e Hebronit.

Çfarë çmimi mund të jetë ky, duke pasur parasysh se ai i referohet në veçanti vajzave adoleshente? Na ka habitur.Ndoshta ai dëshiron që ta lërë atë në imagjinatën e ushtarëve, që ta venë në praktikë në momentin kur të bastisin shtepitë palestineze gjatë orëve të natës, duke qenë të sigurt se nuk po i filmon asnjë kamera.

Sugjerimi i Ben Caspit është tinëzar dhe përçmues, i cili ironizon ushtarët për forcen e moralit te tyre, për faktin se nuk kanë përdorur forcë kundër vajzave, në këto situata.

“Nuk ka se si mos të të vijë oreksi kur bëhesh dëshmitar i kësaj situate” thotë Caspit, duke iu referuar shijeve zoniste. “Unë, për shembull, nëse do të përballesha me të tilla situata, tani do të isha prej shumë kohësh në paraburgim deri në përfundimin e procedurave”.

Me fjalë të tjera, Caspit thotë se ai do të sillej me vajzat, i dalë jashtë kontrrollit, në një shkallë të tillë që do ta çonte drejt arrestimit. Kjo është ajo që ai në mënyrë indirekte e sugjeron si ‘normale’, sepse ai vetë do ta kryente atë.

Sugjerimi i Kaspit është i ngjashëm me atë të ministrit izraelit të Mbrojtjes Lieberman, i cili gjithashtu tha të martën se “kushdo që sillet keq gjatë ditës, do të arrestohet natën”, duke shtuar se jo vetëm vajza, por edhe prindërit e saj dhe ata përreth tyre që janë përfshirë nuk do të shpëtojnë nga ajo që meritojnë”.

Ushtarët izraelitë vazhdimisht jane quajtur “homoseksualë” dhe “transvestitë” sepse nuk ishin joshur nga kjo vajzë e vogël dhe nuk e kishin përdhunuar.

Elor Azarya, ushtari izraelit që vitin e kaluar vrau një palestinez invalid në Al-Khalil, shkroi në korrik të vitit 2014, afër fillimit të sulmit në Gaza: “Ti je një transvestit, zonjë. Çfarë armëpushimi? Nënat… atyre! ”

Ministri Izraelit i Kulturës Miri Regev, përshkroi hezitimin e ushtarëve izraelitë për përdhunimin e vajzave minorene si “dëmtim i nderit të ushtrisë izraelite”./daysofpalestine/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne