Gazment Bardhi akuza të forta ndaj SHISH: Furnizon me informacione grupet kriminale

Kryetari i grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi ka hedhur akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke thënë se SHISH furnizon me informacione bandat. Bardhi denoncoi në Kuvend se  njeriu i Ergys Agasit u emërua në krye të Shërbimit Informativ Shtetërorë, për të marrë informacione nga SPAK dhe për t’i furnizuar grupet kriminale.

“Të nderuar qytetar, ajo që Nikolla bëri me mocionin nuk është thjeshte një shkelje Kushtetuese Rregulloreje, por një filozofi që e ka shpallur luftën ndaj krimit të organizuar jashtë fushës së veprimtarisë së Këshillit të Ministrave. Argumenti i dytë që më ka dhënë Nikolal më thotë në kërkesën për mocion, nuk e kam përmendur kurrë kryeministrin, thotë ke cënuar integritetin e kryeministrit.

Dy argumente që më kanë ardhur me shkrim, kur kërkesa jonë ka të bëjë me një shqetësim real të qytetarëve. Ju e thoni në kafe por nuk keni guxim ta thoni këtu. Ju kolegë që ulni kokën, e dini që Rama ka caktuar një përfaqësues për të mbajtur lidhjet mes tij dhe krimit të organizuar.

Nuk jeni ju që thoni në kafe që Ergys Agasi është koordinatori i Ramës me krimin e organizuar. Nisi ta testojë në Durrës, e çoi më tej në të gjithë Shqipërinë. Më tej pasi krijoi të gjitha fijet dhe lidhjet me krimin e organizuar, njeriun e Agasit e emëroi drejtues të Shërbimit Informativ Shtetëror. Sot SHISH është një organizatë shtetërore që i shërben krimit të organizuar. Pse nuk i thoni këto ju? Në vend të luftojë krimin, e të japë informacione parandaluese për SPAK, tenton të marrë informacione brenda SPAK që të furnizojë krimin e organizuar. Këto nuk duhet ti diskutojmë sepse nuk na qenka fushë e veprimtarisë së Këshillit të Ministrave”, tha Bardhi.

Po ashtu Gazment Bardhi tha se edhe në zonat elektorale të deputetëve nuk vendosin ata, por banda. “Ju e dini që nuk ju pyet njeri në zonat tuaja, sepse vendos krimi. Në Durrës kush vendosin, bandat apo deputetet e PS? Vendosin bandat. Në Elbasan kush vendos? I dini këto ju? Patjetër që i dini, por nuk reagoni”./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne