“Gërdeci”/ GJKKO refuzon kërkesën e avokatëve të Mediut për 90 dëshmitarë, Visha: Standart i dyfishtë!

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për të thirrur 71 dëshmitarët, përfshi Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin në lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Zamira Durda, e cila ka humbur të birin në shpërthimin e Gërdecit, theksoi në një deklaratë për mediat se Shkëlzen Berisha nuk ka pasur funksione publike.

“Ne komentuam edhe njëherë në seancë që thirrja e të plagosurve dhe të gjithë familjarëve të tjerë nuk dinë asgjë tjetër veçse janë viktimë e kësaj gjëje.”, tha ajo ndërsa thoi teksa u pyet për djalin e ish kryeministrit. “Shkëlzen Berisha nuk më thotë asnjë gjë për sa kohë nuk ka pasur funksion publik.“, tha ajo.

Avokati i Fatmir Mediut, Ardian Visha theksoi në një dalje për mediat pas seancës theksoi se gjykata ka vepruar me standarte të dyfishta duke mos pranuar kërkesën për të thirrur dëshmitarët e tyre.

“Lidhur me dëshmitarët dhe provat e kërkuara prej nesh, gjykata vendosi që do të vendosë. Ky është një standart i dyfishtë. Miratues qorrazi sa përkon prokuroria dhe hezitues për të miratuar dhe për të mos proviuar atë që kërkojmë neve. Kjo është e padrejtë. Në listën e dëshmitarëve tanë kemi një arsye madhore për të cilën i kemi thirrur këta dëshmitarë dhe mbi këtë bazë duhet të jepet e drejta për t’i thirrur të gjithë dhe jo me përjashtime dhe për t’u pyetur para gjykatës. Mbi aktet që gjykata vendosi të vendosë do të duhet të kishte marrë këtë vendim sot.”, theksoi Visha./tpz

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne