“Gjej një hotel dhe investo paratë aty”, Ola Xama tregon si u zbulua investimi strategjik i drejtorëve të Veliajt në Durrës

Në provat e SPAK-ut në dosjen e drejtorëve dhe zyrtarëve të bashkisë së Tiranës, është edhe biseda e Jona Bejkos, punonjëse e kompanisë “5D” që dyshohet se drejtohej nga Redi Molla dhe Mariglen Qato, drejtorë të bashkisë.

Bejko thotë se “Këtë hotelin po e bëjmë ne. Është aks. pronari jonë, Lali Eri e këta. Dhe unë marr vetëm 600 mijë lekë të qelbta…”.

Bëhet fjalë për një hotel në Durrës që po ndërtohet, pasi kompania u shpall investitor strategjik, për të cilin gazetarja Ola Xama tha se është në pronësitë  një kompanie që dikur ishte e babait të drejtorit Molla dhe po ndërtohet nga kompania “5D”.

“Hoteli është në pronësi te “Mediteranian Investiment Group” një përqindje aksioneve i takonte të ndjerit, babait të Redi Molla. Sipas regjistrave te sekuestruar nga SPAK, për të parë paratë e kompanisë “5D”, një pjesë e parave kanë shkruar për financimet e hotelit. Unë jam drejtues në bashki krijojë kompaninë time, marr para, gjej një hotel, dhe investoj paratë aty.

Mariglen Qato ka vazhduar të mbajë postin e tij si drejtor i IMT-së. Kanë marrë kontrata, kanë hyrë në tendera. Por nuk kanë patur as mjete dhe as njerëz për të kryer punët publike. Kanë marrë projekte si te pedonalja e Liqenit të Thatë për qendrën në Kinostudio. Janë kantierët të hapur ka 3 vite. Kanë vënë një emër, Ismet Elezaj si shef teknik dhe kanë lënë projektet publike hapur”-tha Xama. /tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne