5 punonjës të huaj humanitar vriten në sulmin ajror izraelit në Deir al-Balah të Gazës

Të paktën pesë të huaj që punonin për një organizatë ndihmash janë vrarë sonte vonë në një sulm ajror izraelit ndaj automjetit të tyre në qytetin Deri al-Balah në Rripin e Gazës qendrore. Automjeti i përkiste organizatës ‘World Central Kitchen’ (WCK) me bazë në SHBA, e themeluar nga kuzhinieri i famshëm Jose Andres. Viktimat u transferuan në Spitalin e Martirëve Al-Aksa në Deir al-Balah.

Autoritetet lokale në Gaza thanë se Izraeli goditi një ekip ndihmash të përbërë nga shtetas britanikë, polakë dhe australianë, me të cilët ishte edhe një palestinez nga Gaza. Fotografitë që u shfaqën në llogaritë palestineze të mediave sociale tregojnë pasaportat e të huajve që u vranë në sulmin ajror, duke përfshirë një pasaportë australiane, polake dhe britanike, si dhe trupa me bluza të organizatës WCK. Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar mbi incidentin. Izraeli ka zhvilluar një ofensivë vdekjeprurëse ushtarake në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor, në të cilin sipas Tel Avivit u vranë rreth 1.200 njerëz.

Që atëherë, të paktën 32.845 palestinezë janë vrarë dhe rreth 75.400 të tjerë janë plagosur në Rripin e Gazës së bllokuar në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave. Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), lufta izraelite ka çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar. Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e gjenocidit dhe së fundmi gjithashtu kërkoi nga Izraeli të marrë masa për të parandaluar urinë në Gaza./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne