Gjenden prova që tregojnë se gazetari Khashoggi është vrarë në konsullatën saudite

Një zyrtar turk tha se policia ka gjetur prova brenda Konsullatës Saudite që tregojnë se gazetari i zhdukur Jamal Khashoggi është vrarë aty, njoftoi të martën AP.

Hetuesit e turq të krimeve hynë në konsullatën saudite të Stambollit, vendin e fundit ku gazetari Khashoggi u pa para se të zhdukej, dhe kryen nje kontroll për më shumë se nëntë orë.

Hetimet do të vazhdojnë duke i zgjeruar kërkimet edhe në rezidencën e konsullit saudit si dhe në automjetet e konsullatës.

Khashoggi, një rezident amerikan dhe kritik i princit të kurorës saudite, u zhduk pasi hyri në konsullatën e Arabisë Saudite të Stambollit më 2 tetor. Zyrtarët turq thonë se besojnë se ai u vra atje dhe trupi i tij u hoq nga vendngjarja, gjë të cilën sauditët e mohojnë me forcë.

CNN dhe New York Times raportuan se Arabia Saudite e cila e kishte mohuar për dy javë rolin e saj në zhdukjen e gazetarit, ishte duke u përgatitur që të pranonte vdekjen e Khashoggit gjatë kohës së marrjes në pyetje.

Khashoggi, një figurë e njohur në diskutimet gazetareske rreth tematikave arabe, u shpërngul në Uashington vitin e kaluar duke pasur frikë nga ndëshkimi për kritikat e tij ndaj princit Mohammed i cili kohët e fundit ka kryer shumë arrestime ndaj kundërshtarëve të tij.

Duke cituar një person të njohur me planet Saudite, New York Times raportoi se princi i kurorës kishte miratuar marrjen në pyetje ose rrëmbimin e Khashoggit. Sipas raportimeve thuhet se qeveria e Saudisë do ta mbrojë princin duke fajësuar një zyrtar të shërbimit të fshehtë për operacionin e kryer në mënyrë të dobët./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne