Gjenden të pajetë në banesë çifti i të moshuarve në Dropull, dyshohet për krim në familje

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Dropull. Një çift të moshuarish janë gjetur të pajetë në banesën e tyre, me shenja dhune në trup. Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet për krim në familje dhe jo grabitje me pasojë vdekjen.

“Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, sqaron policia./BW

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne