Gjendet i pajetë një 40-vjeçar në Shijak, çfarë thotë policia

Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në një godinë të braktisur në Shijak. Sipas informacioneve policore viktima është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

“Rreth orës 16:05, në Shijak, në një godinë të braktisur, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi K. H., rreth 40 vjeç, banues në Shijak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thotë policia/tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne