Gjendet një person i pajetë në banesën e tij në Durrës. Detajet e para të ngjarjes

Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen nr.12 të qytetit të Durrësit.

Policia njofton se viktima është M.D, 65 vjeç.

Ai është konstatuar pa shenja jete rreth orës 15:45 të kësaj të marte.

Mësohet se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se 65-vjeçari ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne