Gazetari Gjergj Thanasi ka reaguar me tone të forta ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë në National Cyber Security Index (NCSI).
Rama deklaroi se Shqipëria është renditur në vendin e parë në botë në këtë indeks, me 98.33 pikë nga 100, duke e cilësuar këtë si një sukses historik në zhvillimin e kapaciteteve kombëtare të sigurisë kibernetike.
Thanasi e ka ironizuar këtë deklaratë, duke e krahasuar mënyrën e komunikimit të qeverisë me propagandën e periudhës së fundit të regjimit komunist.
Postimi i plotë i Gjergj Thanasit:
EDVINI si RAMIZ ALIA
Në epokën e tollonit dhe radhëve të gjata për ushqim në qytetet dhe të bukës së misrit nëpër kooperativa bujqësore, Regjimi i falimentuar komunist i Ramiz Alisë mori medaljen e artë për ushqimin e popullsisë.
Sot Edvin Regjimi me një sistem online totalisht të shpartalluar, ku fusin duart pa pengesa nga çifutët te Karcanajt, Agasët e gjithfarë Beqiresh, paska kapur vendin e parë në Indeksin e sigurisë kibernetike duke arritur 99,33 pikë nga 100 të mundshme!!!!
Vetë Mallisti i Surrelit mburret, që ia ka bërë rrup-sup iranianëve në fushën kibernetike!!!!
Pikërisht po këta iranianë i krijojnë super telashe vetë izraelitëve, madje dhe amerikanëve në betejat kibernetike, ama iranianët nuk guxojnë ta krruajnë Sundimtarin e Surrelit 🤮😎🤮😎🤮😎/gazetaimpakt


















