Grimca historike Saranda, nje qytet me emer te pergjysmuar

Petro Prodani

Viti 1924 – Nje prej vaporeve te kompanise se njohur te transportit detar ‘Lloyd Triestino’ nisej nga Italia, ndalonte ne Shqiperi, me tej i drejtohej Greqise, me destinacion final Turqine.
Intinerari tregohet me poshte:
1- Trieste
2- Venise
3- Bari
4- Brindisi
5- Sti. Quaranta
6- Corfou
7- Le Pirée
8- Les Dardanelles,
9- Constantinople

Po ndalem ne pika 5; Behet fjale per “Saranden”, sic e paraqit historiografia dhe shteti modern shqiptar. Zanafilla e qytetit te shendruar ne nje atraksion turistik shkon shume mbrapa ne kohe.
Studiuesit thone se ne Mesjete aty prane ishte ndertuar nje kishe-manastir dedikuar Σαράντα Μαρτύρων της Σεβάστειας / Dyzet Shenjtoret e Sevastia. Ishte pikerisht ky objekt fetar greko-bizantin qe i dha emrin vendbanimit; Άγιοι Σαράντα / Agji Saranda.

Kur venedikasit morren nen kontroll zonen, ata e perkthyen emrin ne Santi Quaranta. Keshtu vazhdojne ta njohin edhe sot shume historiane italiane, dhe jo vetem.
Ndersa pushtetaret dhe intelektualet shqiptare i ‘Zbuan’ shenjtoret nga emertimi fillestar. Ata vendosen te mbajne si toponim vetem fjalen Saranda qe shumica e shqiptareve nuk e ka idene qe ne greqisht do te thote Dyzet.
Personalisht, do te pranoja shqiperimin nga Άγιοι Σαράντα ne Dyzet Shenjtoret. Ose te pakten te mbahet pjesa e pare e emrit. Ajo qe thote Άγιοι / Agji – Shenjtoret.

Si perfundim, Luigi Maria Ugolini, arkeologu i njohur italian, kur vizitoi ndertesen dedikuar Dyzet Shenjtoreve e konsideroi ate si kishen/manastirin me te bukur qe ai kishte pare ne kerkimet e tij ne Shqiperi.
Qe atehere ka kaluar nje shekull. Nga shkelqimi i dikurshem ka mbetur shume, shume pak. Pothuajse c’do gje eshte shkateruar nga anti-fetaret, urrejtesit e historise, etj, etj.
Te pakten le te rikthehet emri qe besimtaret e krishtere i vune 1000 e ca vite me pare …

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne