Gjergji Thanasi ironizon koncertin e Kanye West: “Kinostudioja ‘Surreli i Ri’ shfaq filmin ‘Koncert në vitin 2026’”

Gazetari Gjergji Thanasi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke kritikuar prioritetet e qeverisë në një kohë kur, sipas tij, vendi përballet me probleme të shumta.

Përmes një postimi me tone ironike, Thanasi shkruan: “Miq, një lajm i shkëlqyer nga bota e artit. Kinostudioja ‘Surreli i Ri’ shfaq filmin ‘Koncert në vitin 2026’! Gëzohuni o shqiptarë!!!”, duke iu referuar koncertit të paralajmëruar të Kanye West.

Kujtojmë që në vend vazhdojnë të ngrihen shqetësime për mungesën e ilaçeve në disa spitale, vështirësitë në përballimin e zjarreve për shkak të kapaciteteve të kufizuara dhe protesta qytetare që ka hyrë në ditën e 38-të. Në këtë sfond, organizimi i një koncerti me kosto të lartë për buxhetin e shtetit ka nxitur debat./Gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne